Diten e Premte date 18 Maj 2012, ne qytetin e Gjirokastres organizohet Dita Olimpike 2012. Aktiviteti fillon ne oren 10.00 dhe per te gjithe ata qe jane te interesuar te jene pjesemarres ne krosin qe do te zhvillohet dhe aktivitete te tjera, vendi i zhvillimit do te jete pergjate bulevardit kryesor.
SESIONI VJETOR I AKADEMISË OLIMPIKE SHQIPTARE
Sesioni Vjetor i Akademisë Oimpike Shqiptare Akademia Olimpike Shqiptare pran ë KOKSH ka zhvilluar sot, e premte 23 Mars 2012 Sesionin Vjetor te saj me teme “ Olimpizmi në Sistemin Arsimor”. Pas fjalës së hapjes nga Presidenti i AOSH z. Agron Cuka si dhe fjalës përshëndetëse të Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH z. Stavri Bello, [...]
Lojrat Olimpike Rinore 2014 – Tryeze e Rrumbullaket
YOGames-2014-LORinore Nga Talentet në Rrugën drejt Suksesit në Lojrat Olimpike Rinore – Një mundësi që nuk duhet humbur për sportistët e rinj Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në kuadër të pjesëmarrjes në Lojrat Olimpike Rinore 2014 është duke punuar për të hartuar një plan strategjik për pjesëmarrjen në këto lojra. Për këtë qëllim nën iniciativën dhe [...]
Konkluzione te Tryezes se Rrumbullaket – Femra dhe Sporti
Komisioni Femra dhe Sporti pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar organizoi në kuadrin e festës se 8 Marsit dhe të 100 vjetorit të pavarësisë , me datë 10 Mars 2012, një Tryezë të Rrumbullakët me temë : “Ndikimet fizikë dhe sociale të sportit në jetën e femrës shqiptare” Aktiviteti u realizua me pjesëmarrjen e shume figurave [...]
Femra dhe Sporti – 10 Mars 2012
Komisioni Femra dhe Sporti pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ju fton të jeni pjesë e aktivitetit të organizuar me rastin e festës së 8- Marsit dhe në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, në “FEMRA DHE SPORTI”.
5th World Conference on Women and Sport calls for more women in leadership roles
Participants in the 5th IOC World Conference on Women and Sport called on sports leaders to take a more proactive role in advancing the cause of women in and through sport as the event came to a close in Los Angeles, California, on Saturday. The three-day conference, whose theme was “Together Stronger: the Future of [...]
Nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit KOKSH – Komiteti Olimpik Rus
Asambleja e 18të e Përgjithshme ANOC zhvilloi punimet e saj në Moskë, Rusi, në datat 12 – 17 Prill 2012. Një pikë e rëndësishme e axhendës së kësaj asambleje ishte paraqitja e kandidaturave të qyteteve për të organizuar Lojërat Olimpike në vitin 2020. 5 qytete : Doha, Madridi, Baku, Stambolli dhe Tokio depozituan kërkesat e tyre zyrtare.
Kjo asamble gjithashtu zgjodhi presidentin e saj të ri : Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah.
KOKSH në këtë asamble u përfaqësua me Sekretarin e Përgjithshëm të tij, z. Stavri Bello, i cili, së bashku më Presidentin e Komitetit Olimpik Rus, z. Aleksandër Zhukov, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi me dy Komiteteve Olimpike përkatëse.
Kjo marrëveshje synon të promovojë bashkëpunimin dypalësh në fushën e Olimpizmit dhe do të jetë e vlefshme deri në 31 Dhjetor 2014.
SPORTI DHE VLERAT OLIMPIKE – Peshkopi, 19-20 Prill 2012
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar në datat 19 – 20 Prill 2012, aktivitetin “Sporti dhe vlerat Olimpike” në bashkëpunim me Bashkinë Peshkopi, Drejtorinë Arsimore të Qarkut Dibër si dhe Komitetin Olimpik Rajonal të këtij qyteti.
Aktiviteti u shtri në dy ditë dhe pati karakter sportiv, edukativ dhe kulturor.
Në të u përfshinë rreth 1000 nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit, si të asaj të mesme “Seit Naideni” dhe të atyre 9-vjecare “Demir Gashi”, “Selim Alliu”, “Myslym Shehu” etj, të cilët ishin veshur me bluza me logo të aktivitetit.
Dita e parë e aktivitetit e zhvilluar në datë 19 Prill pati më tepër karakter edukativ, ku u diskutua për Lojërat Olimpike, u realizuan vizatime me teme sportin dhe Olimpizmin prej nga u shpall edhe një fitues, si dhe u zhvilluan kuice të ndryshme për Olimpizmin, në shqip dhe në anglisht.
Dita e dytë e zhvilluar në datë 20 Prill, pati karakter kulturoro-sportiv. Ajo nisi me krosin masiv, i cili përshkoi bulevardin kryesor të qytetit. Më pas, në ambjentet e Pallatit të Sportit të qytetit të Peshkopisë u zhvillua edhe aktiviteti
Komisioni Teknik i KOKSH, urime pergezuese per dy bursistet Olimpik – Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj
Sot ne zyrat e KOKSH, Komisioni Teknik i KOKSH ofroi nje pritje pergezuese per dy sportistet Erkand Qerimaj dhe Romela Begaj. Te dy sportistet qe perfitojne nga programi i bursave Olimpike “Londer 2012” kane marre urimet nga anetaret e komisionit dhe gjithashtu sportistet nga ana e tyre kane shprehur falenderimin dhe vleresim per punen e komisionit.
Ne prani te mediave te dy sportistet u shprehen se sfida e tyre e radhes eshte Olimpiada Londer 2012 per te arritur nje rezultat me te mire, me synim podin.
Ne vijim kryetari i Komisionit Teknik te KOKSH z. Viron Bezhani dha nje konference per shtyp te cilen mund ta gjeni me poshte.
Kukesi mes ngjyrave Olimpike dhe ato Kombetare
“Sporti dhe Vlerat Olimpike”
Në qytetin e Kukësit, në datat 12-13 Prill 2012, u zhvillua aktiviteti me karakter sportiv, edukativ dhe kulturor “Sporti dhe vlerat Olimpike” në kuadër të promovimit të vlerave Olimpike, me partner: Bashkinë, Qarkun, DAR dhe QKF Kukës.
Aktiviteti u shtri në 2 ditë dhe në të u përfshinë rreth 1000 nxënës të shumë shkollave të qytetit, si të asaj të mesme “Havzi Nela” ashtu edhe të shkollave 9-vjeçare si “Avni Rustemi”, “Lidhja e Prizërenit”, “Bajram Curri”, “Riza Spahiu” dhe “1 Qershori”.
Dita e parë e aktivitetit e cila u zhvillua të enjten, me 12 Prill, pati karakter sportiv dhe edukativ ku ekipet e shkollave të ndryshme zhvilluan ndeshje volejbolli për vajza dhe ndeshje basketbolli dhe futbolli për djem, kurse ne disa shkolla të tjera u zhvilluan ese, kuice dhe piktura me temë sportin dhe Olimpizmin si dhe u shfaqën materiale filmike për LOR dhe Lojërat Olimpike “Londër 2012”.
Dita e dytë 13 Prill, ishte edhe dita kryesore e aktivitetit. Ajo nisi me krosin masiv i cili filloi nga sheshi para Xhamisë dhe përfundoi tek sheshi para Bashkisë, ku nxënësit që mbërritën të parët u pritën me duartrokitje si nga qytetarët e shumtë që po ndiqnin garën edhe nga personalitete e të ftuar. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe garat me bicikleta dhe ato me patina.







Join us
Watch us




