Faqja pare arrow Historik
Wide screen resolution default color green color orange color
Historik i shkurter i KOKSH

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) është krijuar në vitin 1958 dhe është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1959. Inicialet e tij shkurt janë K.O.K.SH.  

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  gjatë viteve 1958 - 1989 ka funksionuar nën emrin Komiteti i Keshillit të Përgjithshëm të BFSSH ( Bashkimi i Fiskulturistëve dhe Sportistëve të Shqipërisë), i cili përmblidhte në vetevete të gjitha Federatat Kombëtare Sportive.Vetëm në arenën ndërkombëtare ai  vepronte si Komitet Olimpik Shqiptar.  

Me ndryshimet e thella politike dhe ndërrimin e sistemit politik në Shqipëri, pas vitit 1989, u krijuan dy struktura sportive :  Ministria e Kulturës, Rinise e Sporteve dhe Komiteti Olimpik Konbëtar Shqiptar.

Ky ndryshim u sanksionua  me vendim të Qeverisë Shqiptare në vitin 1992.

Tashmë e tërë Lëvizja Olimpike në Shqipëri drejtohet dhe menaxhohet nga KOKSH.   

Read more...
 
Roli dhe Misioni i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar

KOKSH është organizatë që i takon Lëvizjes Olimpike dhe angazhohet plotësisht të respektojë Kartën Olimpike dhe Kodin Antidoping të Lëvizjes Olimpike, si dhe të jetë konform me vendimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Në përputhje me rolin dhe misionin e KOKSH, në nivel kombëtar angazhohet të marrë pjesë në aktivitetin e promovimit të paqes, si dhe të promovimit pjesmarrjes së femrës në sport. Ai angazhohet gjithashtu të mbështesë dhe të inkurajojë promovimin e etikës në sport, të luftojë kundër dopingut dhe të demonstrojë përgjegjësi në problemet e mbrojtjes së ambjentit.   

Read more...