Faqja pare arrow Pressrelease
Wide screen resolution default color green color orange color
Pressrelease
MARSEL NIKAJ MBYLL KONKURIMIMIN - RENDITET I 10 Print E-mail

  MARSEL NIKAJ mbas etapave kualifikuese me kohet e arritura eshte

kualifikuar ne Finalen B ne disiplinen barke me 1 person. 

Sot ka vijuar konkurimin ne finalen B ku merrnin pjese 6 sportiste

dhe qe  garonin per vendet 7-12.

Ne kete finale Marsel Nikaj ka arritur kohen totale 3:30.61 per 1000
metra duke u renditur i 4-ti ne finalen B dhe i 10-ti ne renditjen
perfundimtare. Pa dyshim qe ky eshte nje sukses i sportistit Nikaj
duke e renditur Shqiperine ne vendin e 10 nder 48 shtete konkurruese.

 

MARSEL NIKAJ - KONKURIMI I PARE PER EKIPIN OLIMPIK SHQIPTAR

Ekipi Olimpik pjesermarres ne Lojerat Olimpike Rinore "Singapore 2010" e ka nisur eksperiencen e

Read more...
 
Nga ditari i Ekipit Olimpik ne Lojerat Olimpipke Rinore ‘Singapore 2010” Print E-mail

Nga ditari i Ekipit Olimpik ne Lojerat Olimpipke Rinore

"Singapore 2010”

ImageAtmosfera ketu eshte shume e mire dhe entuziaste, por sigurisht e gjitha ka lidhje me Olimpiaden rinore. Sigurisht qe stervitjet dhe garat kane shume rendesi dhe interes por nje rendesi te vecante ketu ka  bashkejetesa e sportisteve me njeri tjetrin, edukimi dhe kulturimi.


 

Read more...
 
LOJERAT OLIMPIKE RINORE "Singapore 2010" Print E-mail
 

 

Nisja e delegacionit shqiptar pjesëmarrës në edicionin e parë të Lojërave Olimpike Rinore “Singapore 2010”


 

 

                   RENI JANI - NOT                                               JILSIAN GEGA - ATLETIKE

  

              MARSEL NIKAJ - VOZITJE                                       JULANDA BACAJ - XHUDO

Delegacioni do të kryesohet nga Shefi i Misionit z. Viron Bezhani, i cili është njëkohësisht edhe Kryetar i Komisionit Teknik të KOKSH.

Pjesëmarrësve në këtë kompeticion të rëndësishëm Olimpik, i pari në llojin e vet, iu shfaq një video promovuese e LOR “Singapor 2010”.

Më pas , ata u përshëndetën nga Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Stavri Bello, i cili u foli të rinjve për rëndësinë e vecantë të këtyre lojërave, fokusi i të cilave nuk është thjesht arritja e rezultateve te larta sportive, por mbi të gjitha përhapja e vlerave dhe frymës Olimpike tek të rinjtë pjesëmarrës, të cilët në të ardhmen synojnë të kapin majat e performacës duke u shndërruar në sportistë elitarë, por mbi të gjitha në frymëzues dhe përcjellës vlerash.

Delegacioni shqiptar do të niset për në Singapor në 10 Gusht 2010.


CEREMONIA GALA E DOREZIMIT TE FLAMURIT

Me rastin e nisjes së Delegacionit Olimpik Shqiptar i cili do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Rinore “Singapore 2010”, që do të mbahen në datat 14-26 Gusht 2010, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqipëtar dje datë 3 Gusht  2010, ora 19.30, organizoi në ambjentet e  Hotel Sheraton CEREMONINE GALA të dorëzimit të Flamurit Shqiptar.

Read more...
 
23 QERSHOR - DITA OLIMPIKE FESTOHET NE TE GJITHE BOTEN Print E-mail

 DITA OLIMPIKE 2010

  FESTOJENI KETE DITE DUKE U ANGAZHUAR NE VEPRIMTARI SPORTIVE INDIVIDUALISHT, NE FAMILJE APO NE GRUP SHOQEROR

 

Cfarë thotë Karta Olimpike?

Olimpizmi është një filozofi jete, që lartëson dhe kombinon në një tërësi të ekuilibruar cilësitë e trupit, vullnetit dhe mendjes. Duke shkrirë sportin me kulturën dhe edukimin, Olimpizmi synon të krijojë një mënyrë jetese të bazuar mbi kënaqësinë e përpjekjeve, vlerën edukuese të shembullit të mirë dhe respektin për parimet etike thelbesore universale.

Qëllimi i Olimpizmit është ta vendosë sportin në shërbim të zhvillimit harmonik të njeriut, në këndvështrimin e promovimit të një shoqërie paqësore e cila përkujdeset për ruajtjen e dinjitetit njerëzor.

Praktikimi i sportit është një e drejtë njerëzore. Cdo individ duhet të ketë mundësinë e praktikimit të sportit, pa diskriminim të cfarëdo lloji dhe në shpirtin Olimpik, i cili kërkon mirëkuptim të përbashkët me një shpirt miqësie, solidariteti dhe fair play.

 

Historik i shkurtër i Ditës Olimpike

23 Qershor 1894 - Në këtë datë, pjesëmarrësit e Kongresit Ndërkombëtar të Atletikës në Paris votuan unanimisht për të ri-themeluar Lojërat Olimpike, sipas propozimit të Pierre de Couberte. Kjo është ditëlindja Lëvizjes Olimpike Moderne.

23 Qershor 1948 - Kjo është data e Ditës së parë Olimpike, aprovuar nga Sesioni i 42 i CIO në St. Moritz, Zvicër, në Janar 1948. Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike Kombëtare që mbajtën ceremonitë në vendet e tyre respektive: Austria, Belgjika, Kanadaja, Britania e Madhe, Greqia, Portugalia, Zvicra, Uruguaji dhe Venezuela.

1978 - Në edicionin e vitit 1978 të Kartës Olimpike, CIO rekomandon për herë të parë që të gjitha KOK të organizojnë Ditën Olimpike për të promovuar Lëvizjen Olimpike. “Rekomandohet që të gjitha KOK të organizojnë rregullisht (nëse është e mundur cdo vit) një Ditë Olimpike e cila synon të promovojë Lëvizjen Olimpike". Ideja e zgjerimit të festimeve duke organizuar evente për një javë të tërë u shtua në versionin e vitit 1990 të Kartës Olimpike.

23 Qershor 1987 - Koncepti i Ditës Olimpike të Vrapimit (DOV) u lancua nga Komisioni “Sport për të Gjithë” i CIO. Kjo ditë u konceptua nga komisioni si një mënyrë për të inkurajuar KOK për të festuar Ditën Olimpike. DOV e parë u mbajt në një distancë prej 10 km, me 45 KOK pjesëmarrëse.

23 Qershor 2008 - Festimi i Ditës Olimpike mbushi 60 vjec! Me kalimin e viteve, ajo është kthyer në festimin e vetëm mbarëbotëror të Lëvizjes Olimpike dhe ka ndihmuar në përhapjen e vlerave Olimpike në cdo cep të botës.

Mars 2009 - Në 2009, Vrapimi u bë Dita Olimpike, një event që mbledh së bashku të gjitha aktivitetet e KOK në rastin e 23 Qershorit.


 Mesazhi i Presidentit te Komitetit Olimpik Nderkombetar (IOC) Dr. Jacquess Rogge

Dita Olimpike në 23 Qershor nuk është si cdo festim tjetër publik apo festë kombëtare. Është një ditë e vecantë ku mblidhemi së bashku, lëvizim së bashku dhe mësojmë për vlerat Olimpike të Shkëlqimit, Miqësisë dhe Respektit. Dita Olimpike është gjithashtu I VETMI event i përvitshëm mbarëbotëror i Lëvizjes Olimpike. Shumica e Komiteteve Olimpike Kombëtare (KOK) në të pesë kontinentet përfitojnë nga ky rast për të ndarë shpirtin Olimpik me njerëz të të gjitha moshave.

Dita Olimpike ka si synim të gjithë njerëzit, pavarësisht aftësive të tyre sportive. Gjithashtu, përvecse ofron një mundësi për të praktikuar një sport, për të vrapuar apo për tu ushtruar, ajo është një mundësi për të reflektuar mbi kuptimin e Lojërave Olimpike, që do të thotë se ne gjithmonë duhet të përpiqemi të japim më të mirën e vetes sonë, që më e rëndësishmja nuk është nëse fitojmë apo humbasim, por të dimë ta luajmë lojën mirë. Kjo është një filozofi që mund shërbejë në fusha të tjera të jetës.

Çdo vit, në 23 Qershor, është falë jush, që ky mesazh transmetohet kudo në botë , dhe Dita Olimpike e Vrapimit ka treguar se është një mënyrë e mirë për t’i bërë thirje publikut.

Më shumë se kurrë unë inkurajoj çdo KOK për të promovuar temën e fushatës –“Lëviz, Mëso dhe Zbulo”- e cila u lancua me sukses vitin e kaluar. Dita Olimpike është platforma ideale për të vënë në dukje përfitimet e aktivitetit fizik në përgjithësi, dhe në vecanti për të rinjtë. Ajo i mundëson ata të mësojnë për vlerat Olimpike dhe për ti praktikuar ato në jetën e përditshme; ata gjithashtu mund të zbulojnë sporte të reja.

Në një kornizë më të gjerë të Ditës Olimpike, Dita Olimpike e Vrapimit është një mundësi e shkëlqyer për të tërhequr brezin e ri në arenën e sportit, dhe për ti ndihmuar ata të japin më të mirën e vetes.

Kjo është arëyeja e një eventi tjetër të rëndësishëm të vitit 2010 – Lojërat Olimpike Rinore (LOR)- të cilat do të mbahen për herë të parë në Gusht në Singapor. Dita Olimpike është një mundësi e mirë për të drejtuar vëmendjen dhe për të promovuar LOR, objektivat e të cilave janë të ngjashme me ato të Ditës Olimpike, por që synojnë një grup moshe të caktuar në një nivel më konkurrues.

Në organizimin e Ditës Olimpike, ju do të përfitoni, ashtu si CIO, nga ndihmesa e partnerëve të saj. Ne falenderojmë McDonald’s, partnerin tonë Olimpik mbarëbotëror, për përkushtimin dhe entuziazmin e tij, në saj të të cilit KOKSH ka mundur të realizojë me sukses këtë Vrapim për shtatë vitet e fundit.

Në shoqërine tonë në zhvillim të vazhdueshëm, sporti shfaqet më shumë se kurrë, si një lëvizje sociale në gjendje tu ofrojë të gjithë brezave, dhe sidomos të rinjve, mundësinë për të bërë një jetë më të shëndetshme, më të ekuilibruar, dhe gjithashtu më të mirë e më kuptimplotë.

Ju falenderoj të gjithëve për përkushtimin tuaj ndaj sportit dhe vlerave Olimpike të Shkëlqimit, Miqësisë dhe Respektit. Kalofshi një Ditë të mrekullueshme Olimpike 2010!

Jacques ROGGE

IOC President


 
SERGEI BUBKA - VIZITE NE KOKSH Print E-mail

22.06.2010

Z. SERGEI BUBKA me përgjegjësinë e Zv. Presidentit të Federatës Botërore të Atletikës (IAAF), njëkohësisht President i Komitetit Olimpik të Ukrainës dhe Anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombetar (CIO), dhe z. Bruno Gozzelino, President i Shoqatës Ndërkombëtare të Vrapimit në Mal, zhvilluan një vizitë të shkurtër pune sot në Tiranë.

Me një axhendë të ngjeshur, sot z. Sergei Bubka në cilësinë e Presidentit të Komitetit Olimpik të Ukrainës dhe Anëtarit të IOC, zhvilloi një vizitë në zyrat e KOKSH  i shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës z. Gjergj Ruli dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, z. Nikolin Dionisi. Ai u prit nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH, figura të shquara të sportit si Sokol Morina, kampioni shqiptar të kërcimin me shkop z. Dhimitraq Skënderi, etj.

Z. Bubka shprehu falenderimet e tij për pritjen e ngrohtë si dhe për mbështjetjen që do ti jepet nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar organizmit të Kampionatit Botëror të Vrapimit në mal, i cili do të zhvillohet vitin tjetër në Malin e Dajtit.

Më pas, në një konferencë të shkurtër për shtyp, z. Bubka bëri para mediave një rezume të shkurtër të takimeve të tij me politikanët shqiptarë duke i përshkruar ato si mjaft të frutshme dhe mbështetëse, jo vetëm për aktivitetin e rëndësishëm të Kampionatin Botëror të Vrapimit Malor, por edhe ndaj sportit në tërësi, sidomos në politikat për zhvillimin e sportit dhe përfshirjen e brezit të ri në aktivitete sportive.

Një mbështetje e tillë u sigurua edhe nga KOKSH si një nga partnerët kryesorë dhe me ekperiencë në kontributin për pritjen e veprimtarive sportive ndërkombëtare në Shqipëri. Projekte të tjera për zhvillimin e sportit të atletikës do të koordinohen me Federatën Ndërkombëtare të Atletikës dhe programeve të Solidaritetit Olimpik.

Nga takim me anetaret e Komitetit Ekzekutiv te KOKSH

Nga konferenca per shtyp e z. Sergei Bubka ne KOKSH

 


 

 
Ekspozita “Olimpizmi në penelatat tona" Print E-mail

 16.06.2010

Dje më datë 15 qershor 2010 në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar në Qytetin e Tiranës u zhvillua Ekspozita “Olimpizmi në penelatat tona”.

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me nxënesit e katër shkollave të Tiranës, Shkollës 9 vjecare “Vasil Shanto”, “Avni Rustemi”, “Faik Konica”, Shkollës “Herman Geinner” të fshatit SOS si dhe nxënësit e Qëndrës Kulturore të fëmijëve Durrës dhe  nxënës nga shkollat e Qytetit të Rubikut.

Qëllimi i këtij Konkursi ishte shfaqja e ideve mbi Olimpizmin jo vetëm me anë të aktivitetit fizik dhe lojrave lëvizore  por me anë të vizatimeve dhe pikturave  në mënyrë artistike.

Në vijim të projektit të Edukimit Olimpik dhe me afrimin e Lojerave Olimpike Rinore  “Songapore 2010” ku dhe Shqiperia do te jete përfaqsuese, lindi ideja e krijimit të këtij konkursi pikture me vizatime të fëmijëve  nga i cili do të përzgjidhet vizatimi më i mirë i cili do te jetë dhe imazhi i posterit me të cilin Komiteti Olimpik Kombëtar Shqipëtar do të përfaqësohet në këto lojëra të para Olimpike.

Përfundimi i konkursit u finalizua me një ekspozitë me punimet e këtyre nxënësve, të cilët u vlerësuan me mjaft kujdes nga një juri e kualifikuar me  përfaqësues të Galerisë Kombëtare.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zv/ Ministria e Arsimit, znj. Nora Malaj. Zv/ Presidentja e Komitetit Olimpik Znj. Ela Tase, përfaqësues nga Federata të ndryshme sportive, anëtarë të Komisioneve të KOKSH dhe Akademise Olimpike Shqiptare, mësues dhe nxënës nga shkollat pjesëmarëse, drejtues të shkollave  dhe prindër të nxënësve pjesëmarës në konkurs.

Në këtë aktivitet të shfaqjes së frymës Olimpike nga këta nxënës  të talentuar u dallua dhe vlerësua si piktura fituese dhe përfaqësuese e posterit të Lojërave të para “Olimpike Rinore Singapore 2010” punimi i nxenesit Ani Kristo, nxënës i Shkolles 9- Vjecare “Vasil Shanto” të qytetit Tiranë.

Shkolla “Avni Rustemi” fitoi si shkolla me punimet më të mira të aktivitetit, ndërsa cmimi Inkurajues ju dha nxënësit të  klasës së katërt të shkollës Herman Geinner të fshatit SOS Rei Hysenji.

Me ndihmën e votimit të pjesëmarësve u bë i mundur seleksionimi i 12 punimeve më të bukura, me të cilat KOKSH mori angazhim t'i përdore si imazh për kalendarin 2011.

Ky aktivitet përfundoi me një mini kokteil të mundësuar nga Coca - Cola, furnizuesi zyrtar i pijeve te KOKSH.

FOTO GALERI

Read more...
 
“Olimpizmi në Penelatat tona” Print E-mail
 
FTESË

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka kënaqësinë t`ju ftojë në Ekspozitën që do të
zhvillohet me punimet e nxënësve të shkollave 9- vjecare me temë

“Olimpizmi në Penelatat tanë”

 E Martë, datë 15 Qershor, ora 18.00,

në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar Shqiptar (hyrja nga ana e Hotel Tirana)
 

Nxënësit që me punimet e tyre kanë marrë pjesë në këtë konkurs, jane  frymëzuar nga Lojerat Olimpike Rinore qe do te zhvillohen per here te pare ne historine e Levizjes Olimpike Boterore. Nje nga qellimet kryesore pse  organizohen keto lojera eshte Edukimi i te rinjve jo vetem me sport por edhe kulture dhe art. Organizimi i  Edicionit te pare i ketyre Lojerave e cila eshte ngjarja me e madhe sportivive per te rinj, do te mbahen ne Singapore. 

Ekspozita do të mbyllet me ceremoninë e ndarjes së cmimeve për nxenesin qe ka realizuar pikturën me te mire dhe gjithashtu per shkollën qe ka prezantuar punimet më të mira.

Prania juaj është një kontribut i sinqertë në mbështetje të edukimit të këtyre fëmijëve të talentuar
që me çiltërsinë e tyre e kanë hedhur në art idenë për sportin dhe Olimpizmin.

Jeni të mirëpritur,

 

 
UST- H Consultin - KOKSH PROGRAM TRAJNUES Print E-mail


 
 
 
 
 
 


                                       PROGRAM TRAJNUES

            PER SPECIALISTE TE QENDRAVE KURUESE SPORTIVE   

 

A - SPECIALIST NE FUSHEN E MENAXHIMIT DHE MARKETINGUT TE QENDRAVE KURUESE SPORTIVE

B - SPECIALIST NE FUSHEN TEKNIKE FUNKSIONALE TE QENDRAVE KURUESE SPORTIVE

Ky program është një specializim i kohës së sotme moderne të qëndrave të ndryshme stërvitore e kuruese të Fitnesit, e për më gjerë të qëndrave të mëdha Rekreative Sportive, tashmë të njohura në Europë si (Wellness Center / Centro Benessere) të cilat së po fillojnë të gjejnë treg edhe në Shqipëri.

Kursi i specialistëve të parë të këtij lloji vjen si iniciativë e drejtëpërdrejtë e H Consultin, i mbështetur nga Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Kursi do të organizohet, drejtohet dhe menaxhohet nga një personel i caktuar Pedagogësh të UST, Lektorë me përvojë të KOKSH, si dhe Administratorë që drejtojnë marketingun në Centro Benessere në Itali, të cilët janë përgjegjës për mbarëvjtjen e të gjithë të drejtave dhe detyrave të grupit të pjesëmarrësve të regjistruar.

 

Kursi do të jetë i organizuar në 4 etapa zhvillimi dhe përgatitje

Etapa e parë – 29-30 Qershor 2010 me kohëzgjatje prej 4 orë paradite 09:00-13:00

Etapa e dytë 20-22 Korrik 2010 me kohëzgjatje prej 4 orë paradite 09:00-13:00

Etapa e tretë – 7-9 Shtator 2010 me kohëzgjatje prej 4 orë paradite 09:00-13:00

Etapa e katërt 5-7 Tetor 2010 me kohëzgjatje prej 4 orë paradite 09:00-13:00

 

Procedura e regjistrimit

Për të gjithë ata persona që janë të interesuar të ndjekin këtë kurs:

  • Afati i fundit i regjistrimit është data 25  Qershor 2010
  • Së bashku më formularin e aplikimit duhet të dërgoni edhe një Curriculum Vitae (CV) të shoqëruar me një foto dokumenti
  • Dokumentacioni për regjistrim do të dorëzohet pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës. 
Personi i kontaktit ku do të dorëzohen kërkesat për regjistrim është:
Andrea Troja - (Cel: 0682060422 / E-mail: This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it )
  • Tarifa për regjistrim është 1000 lekë të reja.
  • Formularin e aplikimit e gjeni në faqen zyrtare të KOKSH (www.nocalbania.org.al)

Për cdo informacion shtesë mos hezitoni të kontaktoni z. Andrea. Troja – Koordinator i Programit

 

Shkarko formularin e Aplikimit [PDF]


 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 1 - 12 of 109