Marrëveshje Sponsorizimi ndërmjet Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar & Interalbanian Të Mërkurën, datë 09 Korrik 2008, ora 10:00, pranë zyrave të KOKSH, është zyrtarizuar marrëveshja e sponsorizimit të delegacionit Olimpik Shqiptar në “Pekin 2008”, përsa i përket sigurimit të ekipit Olimpik në Lojërat Olimpike, nga dita e formimit të delegacionit dhe deri në ditën e kthimit të tij në Shqipëri. |
|
Read more...
|
|
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nënshkroi sot zyrtarisht Marrveshjen e Sponsorizimit me AMC, në ambjentet e Hotel Sheraton në prani të media dhe të ftuarve të tjerë.
Me këtë Marrveshje zyrtarizohet marrdhënia me AMC si Co-Sponsor Gjeneral i KOKSH, marrveshje e cila nga ana e AMC është një vazhdim i angazhimeve të saj për mbështetjen e sportit shqiptar dhe nxitjen e vlerave sportive me finalizimin e përpjekjeve të saj për sponsorizimin e skuadrës olimpike shqiptare në Lojërat Olimpike PEKIN 2008. Marrveshja u firmos nga drejtues të lartë të palëve , përfaqësuar nga Presidenti i KOKSH Z.Hysen Domi dhe Sekretari Përgjithshëm Z. Stavri Bello , ndërsa AMC përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv Z. Stefanos Oktapodas. Të dy palët pas nënshkrimit në konferencën për shtyp u shprehën të kënaqur nga bashkëpunimet e mëparshmë dhe uruan që ky bashkëpunim i ri të cojë drejt arritjeve dhe sukseseve Ekipin Olimpik Kombëtar Shqiptar në Lojrat Olimpike të PEKIN 2008 |
|
Për herë të parë në historinë e saj një bankë stabilizon një marrëdhënie afatgjatë sponsorizimi më një skuadër Olimpike Verore Shqiptare.
Pikërisht Raiffeisen Bank, duke dashur të mbështesë sportin elitar në Shqipëri ka vendosur një marrëdhënie të institucionalizuar sponsorizimi me Lëvizjen Olimpike Shqiptare. Kështu më datë 13 Qershor 2007, u promovua marrëveshja e bashkëpunimit për “Pekin 2008”, midis KOKSH dhe Reiffeisen Bank si Co-Sponsor Gjeneral. Reiffesen Bank ka stabilizuar një marrëdhënie afatgjatë sponsorizimi me KOKSH deri në Lojërat Olimpike të “Pekin 2008”. Kanë qenë pikërisht Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Hysen Domi dhe Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank të cilët u shprehën: |
|
Read more...
|
|
|