Faqja pare arrow Marketing arrow Sponsor Gjeneral
Wide screen resolution default color green color orange color
Co-Sponsor Gjeneral Print E-mail

Raiffeisen BankPër herë të parë në historinë e saj një bankë stabilizon një marrëdhënie afatgjatë sponsorizimi më një skuadër Olimpike Verore Shqiptare.

Pikërisht Raiffeisen Bank, duke dashur të mbështesë sportin elitar në Shqipëri ka vendosur një marrëdhënie të institucionalizuar sponsorizimi me Lëvizjen Olimpike Shqiptare.

Kështu më datë 13 Qershor 2007, u promovua marrëveshja e bashkëpunimit për “Pekin 2008”, midis KOKSH dhe Reiffeisen Bank si Co-Sponsor Gjeneral.

Reiffesen Bank ka stabilizuar një marrëdhënie afatgjatë sponsorizimi me KOKSH deri në Lojërat Olimpike të “Pekin 2008”. Kanë qenë pikërisht Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Hysen Domi dhe Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank të cilët u shprehën:

Steven Grunerud - “Te mbeshtesim KOKSH pershtatet shume mire me politikat dhe parimet e Raiffeisen. Sportistet te cilet jane trajnuar dhe kane punuar shume per nje periudhe kohe te konsiderueshme, meritojne mbeshtetjen e te gjitheve. Ne jemi krenare qe mbeshtesim KOKSH ne perpjekjen e tyre fisnike dhe besojme se ky do te jete vetem fillimi i nje mardhenieje afat-gjate.”

 

Presidenti i KOKSH “Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar sot promovon partneritetin me nje partner prestigjioz siç eshte Raiffeisen Bank. Ekipi Olimpik Shqiptar “PEKIN2008”, do te gezoje frytet e ketij partneriteti, ku nga Co-Sponsori Gjeneral i KOKSH, Raiffeisen Bank, dhe partneret e tjere gjithashtu, burojne me shume avantazhe. Se bashku do te ecim me te sigurte drejt rezultateve Elitare per ne “Pekin 2008”. Miq te Raiffeisen Bank, dhe ju Z. Grunerud, Si president ju uroj: Mireseerdhet ne Familjen Olimpike Shqiptare"

 

Marrëveshja do të shtrihet deri në mbylljen e Lojrave Olimpike “Pekin 2008” me shtrirje kohore deri ne 31 Dhjetor 2008 me mundësi përsëritjeje.


Image  Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nënshkroi sot zyrtarisht Marrveshjen e Sponsorizimit me  AMC,  në ambjentet e Hotel Sheraton në  prani të media dhe të ftuarve të tjerë.

Me këtë Marrveshje zyrtarizohet marrdhënia me AMC si Co-Sponsor Gjeneral i KOKSH, marrveshje e cila nga ana e AMC është një vazhdim i angazhimeve të saj  për mbështetjen e sportit shqiptar dhe nxitjen e vlerave sportive  me  finalizimin e përpjekjeve të saj për  sponsorizimin e skuadrës olimpike shqiptare  në Lojërat Olimpike PEKIN 2008.

 

 

Marrveshja u firmos nga drejtues të lartë  të palëve , përfaqësuar nga Presidenti i KOKSH Z.Hysen Domi dhe Sekretari Përgjithshëm  Z. Stavri Bello , ndërsa  AMC përfaqësuar nga  Drejtori Ekzekutiv Z. Stefanos Oktapodas. Të dy palët pas nënshkrimit në konferencën për shtyp u shprehën të kënaqur nga bashkëpunimet e mëparshmë dhe uruan që  ky bashkëpunim i ri të cojë drejt arritjeve dhe sukseseve  Ekipin Olimpik Kombëtar Shqiptar në Lojrat Olimpike të PEKIN 2008

 
Next >