|
Sipas statutit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, autoriteti më i lartë i KOKSH është Asambleja e Përgjithëshme. Asambleja e Përgjithëshme përbëhet nga Federatat dhe shoqatat sportive kombëtare që zhvillojnë sportin në përputhje me pikat 1,2,3,4, 5 dhe 6,të nenit 5 të statutit KOKSH, të grupuara në: Organizatat që zhvillojnë një disiplinë sportive Olimpike, të cilat janë: Atletika,Basketbolli,Boksi,Çiklizmi,Futbolli,Gjimnastika,Harku,Hendbolli,Hipizmi,Komiteti Paralimpik,Mundja,Noti,Ping pongu,Peshëngritja,Qitja,Skitë,Taekwondo,Tenisi,Volejbolli,Xhudo, Organizatat që zhvillojnë një disiplinë sportive jo Olimpike, të cilat janë: Aeronautika, Alpinizmi, Bodybuilding, Radioamatorizmi, Shahu, Bilardo, Karate, Danci Sportiv, Bowling, Olimpiku Special, Shoqata e Gjuetarëve dhe Peshkatarëve Sportivë, Shoqata e Lojës Brixh, Sporti Universitar, Zhytja Sportive, Automobilizmi Komitetet Olimpike Rajonale të: Korçës, Elbasanit, Vlorës, Kukësit, Dibrës, Lezhës Anëtarët me titull individual: A. Alimehmeti, A. Meta, A. Qëndro, G. Panariti, I. Gaxho, I. Gusho, M. Pilinçi, P. Gorishti, R. Mane, S. Morina Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv
Ajo aprovon programet dhe aktivitetet e KOKSH; miraton buxhetin e KOKSH, aprovon statutin e tij dhe dokumenta të tjera dhe interpreton parashikimin e tyre; zgjedh organet drejtuese të KOKSH, etj. Sipas nenit 18 të Statutit të KOKSH, Asambleja e Përgjithëshme zgjedhore zhvillohet një herë në 4 vjet pas Lojërave Olimpike dhe ajo e përgjithëshme mblidhet së paku një herë në vit. Statuti i KOKSH...pdf Kriteret e anetaresimit ne KOKSH...pdf
|