IOC/EOC
| Historik |
| Presidenti |
| Asambleja |
| Anetaret e Komitetit Ekzekutiv |
| Komisionet |
| Departamentet |
| Kontakt |
| Kerko |
| Lajmi i fundit |
| IOC / EOC |
|
|
|
KOMITETI OLIMPIK NDERKOMBETAR (IOC) IOC garanton promovimin e Olimpizmit dhe mbarëvajtjen e Lojërave në përputhje me Kartën Olimpike Lëvizja Olimpike përfshinë organizata, atletë dhe persona të tjerë që kanë pranuar të udhëhiqen nga Karta Oimpike MISIONI I KOMITETIT OLIMPIK NDERKOMBETAR Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është autoriteti më i lartë i Lëvizjes Olimpike në të gjithë nivelet e saj. Roli i tij është që të promovojë sporte të nivelit të lartë ashtu si edhe sporte për të gjithë në përputhje me Kartën Olimpike. Ai siguron zhvillimin e rregullt të Lojrave Olimpike dhe inkurajon fuqimisht, me mjete përkatëse, promovimin e grave në sport, etikën në sport dhe mbrojtjen e sportistëve. IOC përbëhet në maksimum nga 115 anëtar ( i tillë deri me 31 Dhjetor 2003, numri total i anëtarëve IOC mund të arrijë deri në 130) të cilët mblidhen në sesione të paktën një herë në vit. Nga Sesioni zgjidhet Presidenti për një periudhë prej tetë vitesh, i rinovueshëm një herë për katër vjet, si dhe anetarët e Bordit Ekzekutiv për një periudhë prej katër vitesh. Duke ruajtur të gjitha te drejtat lidhur me organizimin, marketingun, emisionin dhe riprodhimin e Lojrave Olimpike, IOC siguron vazhdimësinë e një ngjarje universale dhe unike. Lëvizja Olimpike merr pjesën më të madhe të financimit të saj nga të drejtat e Lojrave Olimpike të blera nga rrjetet emërtuese. Megjithatë, ajo përfiton gjithashtu nga Partnerët Olimpik kudonë botë në programet sponsorizuese duke përfshirë këtu kompani ndërkombëtare.
KOMITETET OLIMPIK EUROPIANE (EOC) Komitetet Olimpike Kombëtare Europiane (N.O.C.s) formojnë Shoqatën e “Komitetet Olimpike Europiane” (E.O.C) e cila është një organizatë jo fitimprurëse dhe shpërndarëse me përgjegjësi publike . Objektivi kryesor i EOC është që të koordinojë aktivitetet e 49 Komiteteve Olimpike Kobëtare Europiane që e përbëjnë atë. EOC punon në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj të Levizjes Olimpike si: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar Shoqatën e Komiteteve Olimpike Kombëtare (A.N.O.C) dhe Shoqatat Olimpike të kontinenteve të tjera në mënyrë që të promovojë bashkëpunimin dhe bëjë të mundur shkëmbimin reciprok të informacionit. Qëllimet kryesore të EOC janë: Shpërndarja në Europë të idealeve Olimpike sic janë përcaktuar nga Karta e IOC, në bashkëpunim të ngushtë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ( IOC), Shoqatën e Komiteteve Olimpike Kombëtare (A.N.O.C) dhe Shoqatat Olimpike të kontinenteve të tjera; Edukimi i të rinjve nëpërmjet sportit me një shpirt mirëkuptimi, të shoqëror dhe të respektimit të ambjentit, duke kontribuar për ndërtimin e një bote më të mirë e më paqësore; Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet Komiteteve Olimpike Kombëtare Europiane nëpërmjet kërkimit, studimit me interesa të përbashkëta, këmbimi i informacionit dhe mbrojtja e qëndrimeve të përbashkëta; Zhvillimi i programeve të Solidaritetit Olimpik të IOC në Europë.Komitetet Olimpike Europiane i realizojnë këto qëllimet pa ndonjë konsideratë apo diskrimin me karakter politik, fetar apo racial. Shoqata ka qëndrën e saj legale në qëndrën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Losanë ( Zvicer). Qëndra administrative e Shoqatës është vendosur nga Komiteti Ekzekutiv. Shoqata është subjekt i ligjit Zviceran, dhe më specifike për Nenin 60 dhe në vazhdim të Kodit Civil Zviceran. Gjuhët zyrtare të Shoqaës së Komiteteve Olimpike Europiane janë Frengjishtja dhe Anglishtja. |
| < Prev |
|---|
| Lojerat Olimpike |
| Lojerat Mesdhetare |
| Lojerat Olimpike Rinore (YOG) |
| Festivali Olimpik Rinor Europian (EYOF) |
| Aktivitete Rajonale |

| Struktura |
| Rregullorja |
| AOSH dhe IOA |
| Edukimi Olimpik ne shkolle |
| Newsletter |
| Pressrelease |
| Publikime |
| News |