Faqja pare arrow Sporti per te gjithe
Wide screen resolution default color green color orange color
Sporti per te gjithe Print E-mail

REZOLUTË

Kongresi i 13të Botëror Sporti për të Gjithë

 Jyvaskyla, Finlandë

Promovimi i Sportit për të gjithë: Përfitimet dhe strategjitë për shekullin e 21të

 

I mbajtur nga Komiteti Olimpik Finlandez, Kongresi i 13të Botëror i Sportit për të Gjithë u organizua nga Qendra Kërkimore për Shëndetin dhe Shkencat Sportive LIKES dhe Qendra Kërkimore Neuromuskulare e Univeristetit të Jyvaskyla, nën patronazhin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO) dhe Komisionit Sporti për të Gjithë të tij, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH)dhe sportAccord/GAISF. Ai u ndoq nga 582 delegatë nga 92 vende.

 

Duke qënë se Sporti për të Gjithë është një e drejtë njerëzore, Kongresi njeh :

  • Nevojën për mundësi optimale dhe të barabarta për aktivit fizik, nëpërmjet disponueshmërisë dhe përdorimit të ambjenteve (duke përfishrë edhe ambjentet e hapura) dhe burimeve të tjera të përshtatshme për nevojat e komunitetit.; si dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen nëpërmjet sigurimit të programeve bazë të pëlqyeshme e inovative, si dhe lojrave dhe sporteve tradicionale.

 

  • Kërcënimin dhe koston e një shoqërie me nivele në rënie të aktivitetit fizik, sidomos mes të rinjve të rritur, dhe tendencën globale të niveleve të ulëta të aktivitetit fizik në vendin e punës.
  • Nevojën për një dietë dhe mënyrë të shëndetshmë të të ushqyerit, sidomos për të reduktuar fenomenin e obezitetit dhe sëmundjeve kronike.
  • Përfitimet shoqërore dhe shëndetësore të reduktimit domethënës të kohës së harxhuar në sjellje pasive , sidomos në aktivitetet monitoruese, që përfshijnë lojërat kompjuterike, rrjetet shoqërore të internetit dhe televizionin.
  • Vlerën dhe popullaritetin në rritje të aktivitetit fizik të pastrukturuar, me intensitet të moderuar ( si aktivitetet jo-konkuruese të kohës së lirë, duke përfshirë vrapin, ecjen dhe bicikletën) si dhe të lojërave me rregulla të modifikuara që janë integruar në jetën e përditshme.
  • Nevojën për të inkurajuar dhe rekrutuar pjesëmarrës të rinj në aktivitetet fizike dhe për të adoptuar një qëndrim afatgjatë dhe klientelist që i adresohet nevojave të vecanta të të gjithë grupmoshave.
  • Rëndësinë e shënjestrimit dhe ndikimit të të rinjve, pasi një integrim i hershëm i aktivitetit fizik – që përfshin sportin e pastrukturuar dhe aktivitetet e kohës së lirë dhe të edukimit fizik në shkollë - në jetët tona të përditshme lehtëson rrënjosjen e tij si një aktivitet i përhershëm.
  • Kongresi nxit lëvizjen sportive të marrë një rol drejtues në zbatimin e veprimit direkt për të goditur nivelet në rënie dhe të papërshtatshme të aktivitetit fizik në komunitete, vecanërisht nëpërmjet:

Federatave sportive që promovojnë Sportin për të Gjithë tek të gjitha moshat dhe në të gjithë komunitetin, sidomos nëpërmjet zbatimit të programeve të aktivitetit fizik që theksojnë përfitimet e shëndetit; formimit të Komisioneve Sporti për të Gjithë; dhe duke përfshirë Sportin për të Gjithë në qëllimet e tyre.

 

  • Komiteteve Olimpike Kombëtare, duke inkurajuar, promovuar dhe organizuar Projekte Sporti për të Gjithë për të gjitha grupmoshat në bashkëpunim me institucione dhe organizata të tjera sportive, dhe gjithashtu duke formuar komisione Sporti për të Gjithë. Klubeve sportive dhe OJQve, duke siguruar programe aktivitetesh pas dhe jashtë-shkollore për fëmijët dhe të rinjtë.
  • Përfshirjen e yjeve të sportit si ndikues dhe shembuj në promovimin e ndryshimeve shoqërore dhe të sjelljes në lidhje me aktivitetin fizik dhe shëndetin.
  • Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, duke hartuar një set udhëzimesh për aktivitetet Sporti për të Gjithë, duke përfshirë programe të vecanta, për të gjitha seksionet e Lëvizjes Olimpike.

Kongresi gjithashtu njeh përgjegjësitë e të gjithë grupeve të interesit në sektorin Sporti për të Gjithë – individët, familjet, shkollat, vendet e punës, sektori i shëndetit, organizatat jo-qeveritare dhe qeverinë në të gjitha nivelet – që të ndërmarrin veprim, dhe nevoja për të gjithë lëvizjen sportive që të bashkojë forcat me këto grupe interesi, duke punuar së bashku, duke koordinuar veprimet dhe duke formuar aleanca për veprim të fortë në nivel të shumëfishtë.

 

Sipas kësaj, Kongresi nxit

  • Njerëzit e të gjitha moshave të përfshihen në një sërë sportesh dhe aktivitetesh fizike, pasi aktivitete të ndryshme sjellin përfitime të ndryshme shëndetësore.
  • Individët; që të integrohen në aktivitete fizike me intensitet mesatar si psh ecja dhe ngarja e bicikletës (të përfshihet si transport aty ku mundet), dhe aktivitete të kohës së lirë të pastrukturuara në jetët e tyre të përditshme.
  • Familjet, që të jenë shembuj dhe të japin ndikim pozitiv duke qenë fizikisht aktivë, duke patur një interes aktiv në aktivitetet e edukimit fizik dhe kohës së lirë në shkolla dhe komunitet.
  • Sektorin e shëndetit, që të formojë bashkëpunime të forta me lëvizjen sportive në të gjitha nivelet, për të promovuar dhe zbatuar veprime efikase kundër problemeve globale të aktivitetit fizik në rënie dhe fenomenin rrjedhues të obezitetit dhe sëmundjeve kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
  • Shkollat, që të punojnë me sektorin privat, qeverinë dhe grupet e komunitetit, për të siguruar akses në ambjentet dhe burimet e nevojshme, që përfshijnë pajisjet e duhura për të marrë pjesë në programet e aktivitetit fizik.
  • Krijimin dhe zgjerimin e programeve shkollore dhe jashtëshkollore të edukimit fizik për të siguruar aktivitete të përditshme të kohës së lirë, duke përfshirë programe fitnesi dhe të sporteve konkuruese dhe jo-konkuruese.
  • Në mënyrë të vecantë, autoritetet qeveritare në nivelet përkatëse, që të zhvillojnë struktura edukimi shkollor  të cilat duhet të përfshijnë orë të detyrueshme të edukimit fizik, duke rritue cilësinë dhe kohëzgjatjen e edukimit fizik, si dhe informacion mbi përfitimet e një diete të shëndetshme dhe aktivitetit fizik.
  • Qeveritë dhe agjencitë qeveritare, që të punojnë me shkollat për të arritur marrëveshje që lejojnë përdorimin e fushave të sportit dhe lojërave nga banorët e komunitetit, klubet sportive dhe OJQtë, për aktivitete fizike informale të strukturuara, pasi të jenë mbyllur shkollat, duke adoptuar politika që trajtojnë cdo cështje.
  • Qeveritë, vecanërisht ato rajonale dhe kombëtare, si dhe autoritetet e shëndetit publik dhe forcat e armatosura, që të marrin parasysh përfitimet domethënëse shoqërore, shëndetësore dhe ekonomike të aktivitetit fizik në rritje, dhe kostot e inaktivitetit , kur të formulojnë politikat e zhvillimit urban, sportit, shëndetit dhe ndërtimit, duke përfshirë klauzola për hapësirat publike për sportin dhe kohën e lirë.




Kongresi i 12 Botëror i Sportit për të Gjithë 

“Sporti për të gjithë – për Jetën”  

DEKLARATA FINALE  

Kongresi i 12-të Botëror i Sportit për të Gjithë u organizua nga Këshilli Olimpik i Malajzisë, nën kujdesin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO) dhe Komisionit të tij Sporti për të Gjithë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit (WHO) dhe Shoqatën e Përgjithshme të Federatave Ndërkombëtare të Sporteve (GAISF). Ai u ndoq nga 505 delegatë nga 96 vende. 

Kongresi i 12-të Botëror i Sportit për të Gjithë u bëri thirrje qeverive të veprojnë urgjentisht kundër problemeve globale të rënies së aktivitetit fizik dhe rritjen e rasteve të obezitetit.


Kongresi u bëri thirrje qeverive dhe autoriteteve publike të të gjitha niveleve të:
  • Fokusohen në rëndësinë e sportit dhe të aktivitetit fizik si një element kyc në politikën e shëndetit.
  • Kur të formulohen politika, të merret parasysh shëndeti public, përfitimet sociale dhe ekonomike të pjesëmarrjes në rritje në sport dhe aktivitete fizike.
  • Të njihet rëndësia e aktivitetit fizik dhe sportit në komunitet.
  • Të konsiderohet Sporti për të Gjithë si një investim, jo si kosto apo barrë.

 1. Kongresi njohu përfitimet e rritjes së niveleve të sporteve dhe aktivitetit fizik, duke përfshirë:

  • Nivele të përmirësuara të shëndetit – mendor dhe fizik
  • Integrim i rritur socio-kultural, drejtësi, harmoni dhe unitet në komunitet, vecanërisht në integrimin e grupeve etnike, njerëzve me paaftësi të dukshme, dhe emigrantëve.
  • Ndërveprim social, pranim social dhe aftësi përfshirjeje në rritje, si dhe përfitime të ardhura nga shpirti dhe vlerat e brendshme të sportit dhe aktivitetit fizik.
  • Roli edukues i sportit dhe aktivitetit fizik
  • Një reduktim të kostove të shëndetit dhe mirëqënies për qeveritë dhe komunitetet.

 

 2. Kongresi mbështeti njëzëri implementimin e Strategjisë globale për Dietat, Aktivitetin Fizik dhe Shëndetin të WHO, dhe Plan Veprimin 2008, si dhe rekomandimet për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve të moskomunikimit. 3. Kongresi pohoi që:

  • Mosaktiviteti fizik është një faktor risku i pavarur i madh për Sëmundjet e Moskomunikimit (NCD) – duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, obezitetin dhe disa lloje kanceresh – në të gjithë botën, dhe vetëm këto  janë përgjegjëse për rreth dy milionë vdekje në vit.
  • Vdekjet nga NCD përbëjnë afërsisht rreth 60% të të gjitha vdekjeve në botë cdo vit, dhe 66% të 35 milionë vdekjeve nga NCD ndodhin në vendet në zhvillim, me një tendencë të mosaktivitetit të përgjithshëm fizik më të keqe në zonat urbane të varfëra.
  • Obeziteti në fëmijëri – i cili gjithashtu shpie në nivele në rritje të obezitetit të të rriturve – është një problem në rritje, me pothuajse 22 milionë fëmijë nën pesë vjec dhe 150 milionë (1 në10) në moshë shkolle mbipeshë, dhe me një përllogaritje të 30 – 45 milionë njerëzve obezë.
  • Faktorët socio – ekonomikë, përfshirë varfërinë, janë një faktor kyc në shfaqjen e obezitetit.
  • Një shumllojshmëri faktorësh të stilit të jetesës, përfshirë zakonet e të ngrënit, urbanizimi dhe ndryshimet në natyrën dhe përdorimin e teknologjisë (vecanërisht aktivitetet me bazë ekranin), transporti dhe vendi i punës, të gjitha kontribuojnë në një rritje të mënyrës së jetesës pasive dhe në një ulje të niveleve të aktivitetit fizik.

 

 4. Kongresi rekomandoi fuqishëm që Komitetet Olimpike Kombëtare, Federatat Ndërkombëtare dhe organizatat e tjera sportive, së bashku me instancat qeveritare për shëndetin, edukimin dhe sportin, të zhvillojnë, zgjerojnë ose adaptojnë ( për t’iu përshtatur nevojave dhe kushteve lokale) sportin, edukimin fizik dhe programet e edukimit, si dhe të marrin në konsideratë rëndësinë dhe përfitimet nëpërmjet:

  • Fokusimit të CIOs në edukim nëpërmjet sportit – dhe në kulturë dhe mjedis – i cili siguron një platformë unike për të promovuar vlerat e Sportit për të Gjithë dhe për të tërhequr të rinjtë tek sporti dhe aktiviteti fizik, vecanërisht nëpërmjet Lojërave Olimpike dhe organizimit të Lojërave Olimpike Rinore.
  • Programeve të arritshme të bazuara në komunitet, jo diskriminuese dhe me kosto të ulët, mjedise për aktivitete sportive dhe fizike( përfshirë dhe ambjente të hapura)dhe kushte të përshtatshme zonale dhe mjedisore për të gjitha moshat dhe nivelet e performancës.
  • Përfshirjes integrale të klubeve të komunitetit, klubeve sportive dhe organizatave të tjera komunitare.
  • Arritjes së nevojave specifike të njerëzve me paaftësi të dukshme.
  • Përdorimit të teknologjisë moderne, përfshirë teknologjinë e informacionit, për të edukuar, frymëzuar dhe inkurajuar komunitetin, vecanërisht të rinjtë, në lidhje me vlerat dhe përfitimet e sportit; për të motivuar dhe inkurajuar pjesëmarrjen në të gjitha nivelet; dhe përdorimin e teknologjisë moderne për trajnim, udhëzim, oganizim dhe mbështetje të tjera për donatorë dhe profesionistë të  sporteve dhe aktiviteteve fizike.
  • Zgjerimit ose vendosjes së sporteve dhe aktiviteteve fizike me nivel intensiteti të ulët ose mesatar, me një kriter “prag nisjeje” të ulët, duke popullarizuar, aty ku duhet programe sportive për të tërhequr dhe mbajtur interesin e të rinjve.
  • Transferimit maksimal të njohurive ndërmjet organizatave, për të lehtësuar përdorimin e gjerë dhe adoptimin e modeleve të praktikës dhe studimeve të rasteve më të mira të programeve sportive dhe aktiviteteve fizike.
  • Lidhjen e motivimit, inkurajimit dhe shërbimit shembullor dhënë nëpërmjet sportit elitar për sportin dhe aktivitetin fizik në komunitet.

 

 5. Kongresi propozoi që Komisioni Kongresor CIO 2009 të marrë në konsideratë rekomandimet e bëra në këtë Kongres të 12 të Sportit për të Gjithë,  në vecanti iniciativat dhe kërkimet që i adresohen temës së Kongresit CIO 2009 – “Drejt një shoqërie aktive” 

6. Kongresi rekomandoi që raportet mbi progresin dhe zhvillimin e programeve të aktivitetit fizik dhe sportit në komunitet, si dhe veprimet e mëpasshme të Kongresit (vecanërisht në adoptimin dhe përshtatjen e modeleve të praktikës dhe të studimeve të cështjeve më të mira) të përfshihen në Kongresin e ardhshëm Botëror të Sportit për të Gjithë, që do të mbahet ne Jyvaskyala, Finlandë, nga 14 deri në 17 Qershor 2010.   

 

Genting Highlands, 6 Nëntor 2008

 

 
< Prev   Next >